Krijuesi im.

0 5

Vallë, a mendon njeriu se mund të gjejë fjalë, vargje, fjali..për ta përshkruar Krijuesin e Gjithësisë..Formuesin..
të Madhërishmin..
Mëshirbërësin..!??
Joo! As që mund t’i vijë ndërmend atij një gjë e tillë!
Njeriu dallohet prej qenieve tjera me mendjen..me të cilën Formuesi e ka ngritur me lartë atë duke ia falur të menduarit!
Por megjithatë, edhe njeriu është Krijesa e të Plotëfuqishmit!
Njeriu posedon shumë e shumë begati..aq sa në asnjë mënyrë nuk do të ekzistojë mundësia që vetë ai ta shprehë Falënderimin ndaj Mëshiruesit!
Ai, njeriut i fal të mira të shumëta..për të cilat ndonjëherë vetë njeriu nuk është i vetëdijshëm!
Ai gabon, kjo është njerëzore..ngase edhe Babai i gjithë njerëzimit Ademi, nga shkaku i gabimit u privua dhe doli nga Xhenneti!
Por Mëshira e Krijuesit është tepër e madhe..është më e madhe se gabimet dhe mëkatet e njeriut!
Ai u betua dhe i premtoi njeriut se do ta falë përderisa ai pendohet dhe kërkon falje..pasi edhe Iblisi (Shejtani) u betua se me që ai ka liri do të bëj përpjekjet më të mëdha për ta mashtruar njeriun, duke e ngarkuar në gjynahe dhe haram!
All-llahu është Ai që falë..udhëzon kë të dojë! Ai është Udhëzuesi..
Dëgjuesi më i mirë..
Ai është më i madhi!
Falënderimi i takon vetëm Atij,
Atij që na krijoi në formën më të bukur!

You might also like More from author