VËLLA MOS U MARTO!!

0 422

Mos u marto derisa ta mësosh botëkuptimin e jetës.
Mos u marto derisa ta mësosh realitetin e martesës.
Mos u marto derisa ta mësosh se si t’i mbrosh të drejtat e gruas tënde.
Mos u marto derisa nuk e gjen një grua që mundet t’i përballon jetës me ty, në
rehati dhe vështirësi.
Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.
Mos u marto derisa nuk e gjen veten se përkujdeset më shumë për fenë tënde sesa
për dynjanë tënde.
Mos u marto derisa nuk i mëson të drejtat e gruas tënde mbi ty. Ajo nuk është
një copë prej mobilieve që e vendos në shtëpi për zbukurim, e as shërbëtore që e
ke sjellë për ta pastruar shtëpinë, po ajo është shoqëruesi yt në çdo gjë.
Mos u marto derisa të gjesh veten se je bërë shëmbëlltyrë e mirë që do të mundën
fëmijët e tu ta pasojnë.
Mos u marto derisa nuk e gjen veten se mundesh të diskutosh për gjëra me gruan
tënde.
Mos u marto derisa nuk je në gjendje të bësh durim me gruan tënde dhe derisa ta
kuptosh se jeta mes jush do të jetë e përbashkët, e jo të jesh egoist dhe ta
shikosh vetëm se veten.
Mos u marto derisa nuk je i sigurt se i mbart në vete “kuptimet e njerëzisë”.
Mos u marto vetëm se atëherë kur bëhesh burrë, e jo thjeshtë mashkull.
Nëse mendon se me gjitha ato që i cekëm më lart janë të rënda dhe se do të
mbetesh pa martuar, ta rikujtoj se martesa është besëlidhje e rëndë dhe se
gruaja yte nuk është lojë që lozet me të, po është krijesë që duhesh të
përkujdesesh për të, dhe se do të japish llogari para Allahut për të, kështu që
përgatitu mirë para se të martohesh, ngase martesa nuk është vetëm se epsh, po
është përgjegjësi dhe mirëkuptim dhe respekt.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

You might also like More from author